Edi Reja ‘nis’ punën si trajner i Shqipërisë, në stadium për të ndjekur kuqezinjtë

Nuk ka më dyshime që Edi Reja do të jetë trajneri i Shqipërisë dhe pritet vetëm zyrtarizimi nga FSHF-ja për emërimin e tij në krye të stolit kuqezi. Tekniku italian duket se ka nisur nga puna për të ndjekur më afër futbollistët shqiptarë dhe këtë e ka bërë mbrëmjen e djeshme.

Reja ishte i pranishëm në stadium,. Ku ka ndjekur nga afër takimin mes Atalantës dhe Empolit, duke qenë se numri i futbollistëve shqiptarë ishte i lartë. Berisha, Gjimshiti dhe Veseli ishin objektivi i Rejas, raportojnë mediat italiane por për fatin e tij të keq, Reja ka mundur të shohë në fushë vetëm Veselin pasi Gjimshiti dhe Berisha kanë qëndruar në stol për 90 minuta.

Veseli ka bërë një paraqitje të mirë në sytë e Rejas, pasi ishte vendimtar me disa ndërhyrje duke shpëtuar portën e tij edhe nga një gol i sigurt. Reja pritet që këto ditë të mbërrijë në Tiranë, ku edhe do të prezantohet si trajner i kuqezinjve. /Erjon Allaraj-VipSport.al/