E kërkon Junajtid, por mesfushori danez zgjedh Realin e Madridit

Reali i Madridit ka filluar të mendojë për merkaton verore. Madrilenët kanë vendosur objektivat teksa përveç repartit ofensiv, do të mendohet edhe për mesfushën e cila në këtë sezon nuk ka qenë në nivelin e pritshmërive të tifozerisë galaktike. Kroati Modriç mund të largohet ndërsa rendimenti i Kros ka rënë ndjeshëm.

Lojtari i duhur që mund të ndryshojë gjendjen e mesfushës së Zidan, është përzgjedhur futbollisti i Totenhemit, Kristian Eriksen. Danezi duket i prirur për t’u larguar nga Anglia dhe zgjedhja e parë për të  është ekipi i ‘Los Blancos’. Ndërkohë, madrilenët kanë qenë edhe më parë të interesuar për shërbimet e 27-vjeçarit, por tashmë marrëveshja duket më pranë konkretizimit.

Lojtarit i kanë mbetur edhe një vit kontratë me Totenhemin, ndërsa për të siguruar shërbimet e mesfushorit, Reali duhet të hasë edhe në konkurrencën e Mançester Junajtid. Megjithatë, në fund do të jetë dëshira e vetë futbollistit që do të bëjë diferencën teksa Totenhemi nuk do të rezistojë për të mos e humbur më pas Eriksen me parametër zero. /Egi Çabeli-VipSport.al/