E bujshme/ Milani del përsëri në shitje, i vënë edhe çmimin

Problemet me UEFA-n dhe forma e dobët në kampionat, ka bërë që Milani në vitet e fundit të ndërrojë disa herë drejtuesit dhe aktualisht, presidencën e Milanit e ka shoqëria amerikane Eliot e cila erdhi me premtime të mëdha, por duket se gjërat kanë ndryshuar sërish. Dënimet e vazhdueshme të UEFA-s për shkak të borxheve që kuqezinjtë kanë.

‘Milano Finanza’ raporton se te klubi kuqezi ka mbërritur një ofertë nga një tjetër shoqëri e madhe dhe bëhet fjalë për ‘CVC Capital Partners’ të cilët kanë një pasuri që arrin në 52 miliardë dollarë, pasuri kjo e përhapur në Azi dhe në Europë. Kompania britanike e cila ka shtrirje në sektorin e telekomunikacionit, farmaceutikës dhe shërbimeve financiare ka bërë një kërkesë për të blerë aksionet e Milanit.

Drejtuesit e klubit kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të shitur Milanin, por njëkohësisht kërkohet një shumë e konsiderueshme. Shoqëria Eliot ka kërkuar 1 miliardë dollarë për të lënë shërbimet, ndërkohë që nuk ka ende një përgjigje nga palët e interesuara. /Erjon Allaraj-VipSport.al/