Duka:Edi Reja është një ekspert, e zgjodha se njeh futbollistët e Kombëtares

Në konferencën për shtyp të prezantimit të trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare ka folur dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, i cili theksoi se e zgjodhi Rejan për arsyen se ishte një trajner me shumë eksperiencë dhe se i njihte futbollistët e Shqipërisë.

 Zgjedhja e një trajneri ekspert

“Mendoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur. Një trajner me shumë eksperiencë, do të japi atë që ka nevojë ekipi pasi kombëtarja ka futbollistë të mirë që luajnë me ekipe të mira por që kanë nevojë për një trajner ekspert për t’i vendosur në fushë”.

Arsyet që e bindën për të zgjedhur Rejan

“Çfarë kemi biseduar në Shkodër e tha trajneri, por pas ndeshjes i kam kërkuar një opinion nëse e njeh Shqipërinë nëse e ka parë më parë, por pa e menduar. Megjithatë, në atë moment më lindi në ide si kandidat i mundshëm për Kombëtaren.

Më pas kemi shkëmbyer telefonata, kemi udhëtuar sëbashku me zëvendëspresidentin Lutfi Nuri, dhe Shulku, jemi takuar në Bolonja. Ajo çfarë më ma ka bindur më shumë është eksperienca e madhe e Edi Rejas, dhe fakti se kishte shumë informacion për lojtarët e ekipit shqiptar dhe jo vetëm për ata që luajtën në Shkodër”.

Mbi Lenjanin

‘Në dy këndvështrime nuk do i thoja jo rikthimit të Lenjanit, e para më ka gëzuar shumë mua personalisht dhe të gjithë shqiptarët, E dyta do të kondicionoja trajnerin në zgjedhjet e tij. Ndërsa duhet thënë se Lenjanit i ka shkuar ftesa shumë jashtë afateve”, tha Duka