Duka: Kemi përmirësuar futbollin shqiptar, por nuk kemi ndalur dhunën dhe fiksimin e rezultateve

Në Asamblenë e Përgjithshme që mbahet ditën e sotme, presidenti i FSHF-së ka folur në lidhje me situatën e futbollit. Ai shprehet se futbolli shqiptar ka ndryshuar dhe ka pasur përmirësime të dukshme, por dhuna dhe fiksimi i rezultateve mbetet një problem shqetësues.

“Për mua është kënaqësi që jam këtu për të folur për vitin e shkuar dhe për objektivat e së ardhmes. Në vitin 2018 dhe vitet e shkuara kemi bërë gjëra të mira. Investimet kanë qenë prioritet i punës sonë dhe kemi ndërtuar e rikonstrukturuar stadiume e fusha stërvitjesh si ai me fondacionin ‘Lorik Cana’ dhe stadiumi Kombëtar që inaugurohet këtë vit dhe Shtëpia e Futbollit që hap dyert për ekipet kombëtare. Të gjithë anëtarët kanë bërë përpjekje për të pasur një garë më të mirë por nuk i kemi shpëtuar fiksimit të rezultateve dhe dhunës. Nuk ka qenë në nivelet pritshme as Kombëtarja që në Nation League nuk dha atë që donim. Edh pse qëndroi në Ligën C, rezultatet çuan në shkarkim e stafit.

Ekipi i moshave me gjithë organizimin dhe seleksionimet nuk kanë dhënë rezultatet e duhura. Gjendja financiare është solide dhe janë rritur të ardhurat nga biletat. Shkolla e futbollit ka vazhduar jo vetëm në Tiranë por edhe në Fier. Futbolli i fëmijëve ka qenë prioritet i rëndësishëm dhe me aktivitetet ‘Grow’ janë afruar më shumë.

Në vitin 2018 kemi pasur sfida por jemi munduar të bëjmë më të mirën. Kemi bërë punë të jashtëzakonshme por sfida të reja na presin. Futbolli është lojë që në Shqipëri ka evoluar shpejtë dhe me hapa gjigand, por duhet të përballemi me realitete të ndryshme. Duhet të përgatitemi për sfida të tjera dhe të hedhim hap cilësor për zhvillim e lojës. Mund të hidhet duke i mbështetur ato dhe duke parë përpara. Do ta hedhim nëse të gjithë bashkë bashkëpunojmë për të mirën e lojës. FSHF bën gjithçka për ta hedhur këtë hap por i duhet mbështetje. Licencimi dhe kriteret duhen parë të gjitha. Duhen vendime të rëndësishme që duhen mbështetur në të mirë të klubeve.

Nga licencimi nuk duhet6 parë vet6ëm infrastruktura por edhe e ardhmja e fëmijëve dhe nuk mund të mbyllet njëri sy. Nuk mund të kemi impiante të papërshtatshme siç ka ndodhur dhe mbështesim përmirësimin e tyre, por nuk tolerojmë më. Duhet futboll cilësor dhe familje e shëndetshme.

Dhuna është fenomen negativ që dëmton futbollin tonë dhe nuk mund të tolerohet. Disiplina ka dhënë dënime, por duhet identifikim dhe dënim i individëve që janë shkaktarë. Ngjarje të tilla na dëmtojnë dhe largojnë tifozët e vërtetë nga shkallët e stadiumit.

Fiksimi i rezultateve nuk duhet të ekzistojë dhe pavarësisht përmirësimit, ky fenomen ekziston ende. Nuk mund të luftohen vetëm këto fenomene dhe nuk kanë gjetur gjithmonë mbështetje. Duhet të kërkojmë bashkëpunimin e Prokurorisë pasi shkatërrojnë emocionet dhe dëmtojnë anëtarët, investimet dhe kontributet e vërteta. Raportet e fundit.

Duhet reformim dhe modernizim për hapin cilësor. Së bashku meui më të fortë dhe mund të bëjmë hap për suksese të mëtejshme. Jemi të qartë se çfarë duam të bëjmë dhe ku duam të arrijmë e si mund të arrijmë. I kemi edhe në një dokument, ‘Strategjia e Futbollit Shqiptar deri në 2030’”, tha Duka. /VipSport.al/