Drejtori sportiv i Bajernit nuk e fsheh interesimin për Zaniolon, klubi do të provojë në verë për talentin

Nikolo Zaniolo është një emër i cili deri një vit më parë ishte një i futbollist i panjohur në pronësinë e Interit. Por, jeta e talentit ndryshoi në momentin kur u bë pjesë e shkëmbimit të Romës dhe Interit për të dërguar në Milano, mesfushorin Raxha Naingolan.

Zaniolo zbarkoi në Romë dhe në këtë formë nisi të shfaqte shenjat e para të talentit të tij, aktivizim pas aktivizimi. Dhe vetëm pas pak ndeshjesh të gjithë e kuptuan se kishin të bënin me një talent të vërtetë, ndërsa pavarësisht moshës u kthye në lojtar të rëndësishëm për klubin. Në këtë mënyrë, Nikolo Zaniolo ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane, teksa pista që e dërgon te Bajerni sa vjen dhe bëhet më reale.

Për 19-vjeçarin do të pritet merkato e verës, në formë që bavarezët të nisin ofensivën, megjithatë kontaktet janë dhe deklarata e drejtorit sportiv të gjermanëve se në vetëm pas fundit të sezonit mund të ketë zhvillime, mjafton për të kuptuar se tashmë negociatat për sulmuesin janë reale dhe se ekziston diçka më shumë se thjesht interesim. /Egi Çabeli-VipSport.al/