Disfata e Napolit në Londër, mediat italiane ‘kryqëzojnë’ Hysajn: I ngathët, si peshk jashtë ujit

Napoli nuk arriti të përballonte forcën e Arsenalit në transfertë, duke u mundur me rezultatin e pastër 2-0 nga ‘Topçinjtë’, në një ndeshje e cila u dominua plotësisht nga londinezët. Titullar në këtë takim, luajti mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj i cili nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë duke gabuar jo pak.

Mediat italiane kanë kritikuar ashpër Hysajn për paraqitjen që ka bërë, duke e konsideruar si një nga më të ngathëtit në fushë dhe fajtor në golin e pësuar. Ai së bashku me mbrojtësin tjetër, Mario Rui shihen si fajtorët e disfatës që Napoli pësoi në transfertë.

Vlerësimet:

“cronachedellacampania.it”
Elseid Hysaj 5:
Shumë në vështirësi përballë Arsenalit dhe mundet nga sulmi i anglezëve. Detyrohet të gabojë. Në pjesën e dytë merr frymë më lirisht, por vuan nga nisjet e sulmeve të Arsenalit.

“napolipage.it”
Elseid Hysaj 4.5:
Vuan shumë ndaj kundërshtarit dhe është i ngathët në ndërhyrje dhe në markime gjithashtu. Së bashku me Mario Ruin, duken si dy peshq jashtë ujit”, shkruanin mediat italiane për Hysajn. /Erjon Allaraj-VipSport.al/