Dibala: Jam rritur në muajt e fundit, fanella numër 10 është një nder për mua

Juventusi i këtij sezoni nuk shkoi më shumë se triumfi në kampionatin italian. Bardhezinjtë nuk arritën sërish të shkonin deri në fund të Ligës së Kampionëve, teksa ndër të tjera ndikoi edhe forma jo e mirë e Paulo Dibalës. ‘Zonja e Vjetër’ priste shumë nga sulmuesi, i cili në këtë sezon duhet të rriste nivelin e lojës dhe të udhëhiqte ekipin.

Megjithatë, argjentinasi ka vuajtur formën e dobët dhe është ulur në stol nga trajneri Alegri. Por, vetë Dibala në një intervistë për është shprehur se në muajt e fundit është rritur shumë ndërsa shtoi se fanella numër 10 është një nder për të.

“Në periudhën e fundit jam rritur shumë,nuk e konsideroj më veten një djalosh sepse kam fituar shumë eksperiencë dhe tashmë i shikoj gjërat ndryshe, si brenda fushës ashtu edhe jashtë saj. Të driblosh është momenti më i bukur për një lojtar pas golit dhe në Amerikën e Jugut është diçka që përsëritet shpesh. Në Itali është ndryshe dhe ndër të vetmit italianë që kanë këto cilësi janë Kieza e Zaniolo. Kur drejtuesit më propozuan numrin 10, kam menduar fillimisht por më pas nuk mund ta refuzoja. Për mua është një nder dhe përgjegjësi dhe duhet ta tregoj çdo ditë se e meritoj. Në futboll ka momente të vështira që i ndodhin të gjithëve dhe duhet të jesh i përgatitur”, tha Dibala.

/Egi Çabeli-VipSport.al/