Dështim pas dështimi, as apeli në UEFA nuk e shpëton Higuainin nga Juventusi

Gonzalo Higuain  u largua nga Milani, duke u transferuar në Angli aty ku firmosi me Çelsin për shkak se trajneri Mauricio Sarri e donte me çdo kusht në kampionatin anglez. Argjentinasi e nisi në mnyrën më të mirë kampionatin duke shënuar, por mesa duket aq ka zgjatur aventura pozitive në Angli.

Higuainit i është rikthyer edhe një herë tjetër makthi që kishte në kohën kur ishte te Milani, duke mos e gjetur më rrugën e rrjetës dhe shihet si një dështim në Angli. Sakaq, UEFA dha një dënim për Çelsin duke i bllokuar merkaton për një vit, gjë e cila e detyron Higuainin të gjejë një skuadër tjetër pasi nuk mund të firmosë me Çelsin përfundimisht.

Klubi londinez e ka apeluar vendimin dhe pret që të marrë një përgjigje pozitive, por gjithsesi, kjo nuk e shpëton të ardhmen e argjentinasit. Kryesia e klubit nuk është bindur dhe pritet që ta rikthejë sërish në Itali, ku nga Juventusi ndoshta mund të kërkojë një të ardhme tjetër. /Erjon Allaraj-VipSport.al/