De Laurentis thumbon Juventusin: Siti-Totenhem është futbolli, Italia është prehistorike

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka pranuar se ka mbetur i mahnitur nga ndeshja argëtuese që ka parë në Ligën e Kampioneve mes dy skuadrave angleze të mërkurën në darkë. Ai ka përdorur sfidën mes Mançester Sitit dhe Totenhem për të shpjeguar sot ndryshimin që ka Italia me vendet e tjera dhe se duhej një ndryshim.

“Mbrëmë m’u hap një botë e re duke parë Mançester Sitit-Totenhem. Thashë ‘ky është futbolli’. Italia është prehistoria e futbollit, duket sikur në Itali nuk argëtohemi më duke luajtur. Spektakli i djeshëm është i papërsëritshëm në Itali, ku fshihemi pas taktikës. Rreziku i vërtetë në përballjen me një skuadër angleze është pikërisht ky”, tha De Laurentis para mediave.

Ai nuk i rezistoi tundimit për të thumbuar Juventusin dhe eliminimin nga Liga e Kampioneve. “Kush do të jetë Ronaldo i Napolit? Ronaldo nuk shërbeu për të shpëtuar Juventusin. Futbolli është një sport grupi, skuadra fiton e gjitha bashkë”, ishin fjalët e tij. /vipsport.al/

'; } ?>

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al