Çudira në listën e Ajaksit, trajneri grumbullon për ndeshjen me Juven lojtar të skualifikuar

Këtë mesjavë do të njihen skuadrat gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve dhe të martën, do të zbresin në fushë katër ekipe, ku Mançester Junajtidi udhëton në transfertën e Barcelonës, ndërkohë që Juventusi pret në shtëpi Ajaksin. Në prag të këtij takimi ndaj Juventusit, trajneri i Ajaksit, ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar.

Mungesa e madhe e Ajaksit për ndeshjen ndaj bardhezinjvem, është ajo e Niko Taliafikos i cili mori karton të verdhë në ndeshjen e parë dhe për pasojë, nuk mund të luajë në ndeshjen e kthimit duke qenë se ka plotësuar numrin e kartonëve.

Megjithatë, trajneri Erik Ten Hag e di mirë rëndësinë që Taliafiko ka për skuadrën dhe ka vendosur ta grumbullojë pavarësisht se nuk mund të luajë kundër Juventusit. Ai do të udhëtojë me skuadrën në drejtim të Torinos për të dhënë mbështetje dhe leksione nga eksperienca e tij për të rinjtë, ndërkohë që është i detyruar të qëndrojë në tribunë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/