Caktohen gjysmëfinalet e Ligës së Europës, përballjet dhe kalendari

Përfundimi i ndeshjeve të sotme në Ligën e Europës ka detajuar edhe rrugëtimin që duhet të ndjekin skuadrat për të shkuar në finalen e madhe të 29 majit në Baku. Tashmë dihen jo vetëm emrat e katër gjysmëfinalistëve, por edhe përballjet mes tyre, në bazë të shortit të hedhur që në muajin e kaluara, si dhe kalendari i ndeshjeve me ata që do të jenë pritës e ata udhëtues në sfidat majit.

Shorti ka përcaktuar që sfidat e gjysmëfinaleve do të jenë Arsenal-Valencia dhe Eintraht Frankfurt-Çelsi, duke lënë të hapur mundësinë për të parë një derbi londinez në finalen e madhe.

Sfidat e para gjysmëfinale do të luhen me datë 2 maj, duele në të cilat Arsenali dhe Eintraht Frankfurt janë përcaktuar si ekipe pritëse në fushën e tyre, ndërsa do të luajnë në transfertë duelet e kthimit që luhen më datë 9 maj përkatësisht në fushën e Valencias dhe çelsit. /vipsport.al/