Bylis e Besa, dueli që zgjat edhe 4 javë për Superioren

Me fitoren në Kavajë, por edhe me atë që tregoi në fushën e lojës ballshiotët e Bylisit konfirmuan edhe njëherë se në Grupin B ata janë “zot” dhe nuk kanë kundërshtarë këtë sezon. Jo vetëm 3 pikët në Kavajë, por duket e edhe rezultati 0-3 i Komisionit të Disiplinës e bëjnë Bylisin tashmë thuajse të ngjitur, ndonëse është matematika ajo që mban në lojë edhe Besën.

Praktikisht janë edhe 12 pikë në lojë, ndërsa Bylisi ka një kalendar jo të lehtë dhe në fund pret në Ballsh skuadrën e Besës. Deri atëherë Bylisi ndeshjet me Lushnjën në “Adush Muça”, dhe më pas dy transferta radhazi, me Orikumin dhe Egnatian në transfertë. Tri skuadra që kanë dalë nga objektivat, por ballshiotët duhet që të jenë vigjilentë, në mënyrë që java e fundit të jetë festë për ta duke qenë se luajnë në shtëpi.

Besa e vendit të dytë, me 6 pikë më pak se ballshiotët do të presë Egnatian në fushën e vet, më pas shkon në Lushnjë dhe pret Orikumin. Për t’i lënë radhën ndeshjes së javës së fundit në Ballsh.

Por, deri atëherë hesapet mund të jenë mbyllur, Bylisi me kualitetet që ka, ka treguar se është i pamposhtur, dhe jo më kot ka gjashtë muaj që nuk humbet…!

E.S./Vipsport.al/