Bregu “nuhati” gafën e Frashërit: Besova te goli që te pasimi mbrapa i Et’hemit

Nëse Skënderbeu është ende në garë për kalimin në finalen e Kupës, meritë ka padyshim Dejvi Bregu, i cili shënoi golin jashtë fushe që vulosi rezultatin 2-1 në duelin me Kukësin. Rrjeta e realizuar nga futbollisti ishte një insistim i tij pas një kthimi topi mbrapa dhe vetë ai ka treguar para kamerës së “SuperSport” se e kishte “nuhatur” një situatë të tillë.

“Ekipi kaloi një moment të vështirë se rezultatet tona nuk kanë qenë ato çfarë presim nga vetja, tifozët e klubi. Unë kam pasur mungesë ritmi pasi të vish nga një mungesë tremujore është e vështirë.

Goli? Që në momentin kur Et’hemi pasoi mbrapa besova që mund ta kapja topin. Fatmirësisht preku trupin që të arrija të shënoja.

Ndaj Luftëtarit në finale>? Unë do të isha i kënaqur të luaja ndaj një ekipi që më ka dhënë dhe i kam dhënë shumë. Por më para ai ka hesape me Tiranën e ne kemi me Kukësin, kështu që të shohim”, tha Bregu. /vipsport.al/