Bomba për Ikardin/ Nuk është Reali, ja dy skuadrat që po zihen për sulmuesin e Interit!

“Bomba” e merkatos vjen nga revista “Forbes”, që shkruan për të ardhmen e Mauro Ikardit, sulmuesit të Interit, për të cilin duket i sigurt largimi nga zikaltrit. Sipas kësaj reviste, argjentinasi do të largohet në verë jo vetëm nga Interi, por edhe nga Italia.

Për ish-kapitenin e Interit ka pasur gjithmonë një interesim serioz nga Reali, por “Forbes” bën me dije se destinacioni i sulmuesit do të jetë Mançesteri. Për të ka një derbi mes Mançester Sitit dhe Mançester Junajtid.

Guardiola dhe sheiku Mansur e shohin Ikardin sulmuesin e të ardhmes, duke parë se Serxhio Aguerro është 31 vjeç, ndërsa Gabriel Jesus nuk është se ka shkëlqyer këtë sezon me “qytetarët”. Edhe Mançester Junajtid e pëlqen shumë argjentinasin dhe në marrëveshje mund të futet edhe Romelu Lukaku, sulmuesi belg që ishte vënë më parë në shënjestër nga zikaltrit.

Me shumë mundësi, e ardhmja e Ikardit nuk është e lidhur me Spanjën, por me Anglinë. Interi duhet të mendojë seriozisht për zëvendësuesin e  tij. / Vipsport.al