Bici: Partizani edhe mund të mos luajë më, e favorizoi Skënderbeu

Ish-futbollisti e trajneri i njohur, Vasil Bici, aktualisht pjesë e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, mendon se tashmë gara për titull është e mbyllur. Në “News24” ai deklaroi se gara për trofeun kryesor është mbyllur pasi distanca është e parikuperueshme.

“E quaj të mbyllur luftën për titull, ishte 9 pikë e tani është 12. Tani janë edhe 18 pikë në fushë kështu që nuk shoh ndonjë rrezik të Partizanit. Matematika nuk e thotë, por Partizani mund të mos luajë fare dhe Kukësi nuk mund ta fitojë gjithsesi. Partizani duhet të fitojë titullin, e ka festuar shpirtërisht pavarësisht se nuk e deklaron në respekt të matematikës. Ajo që favorizoi Partizanin, duke mos e mohuar që meriton përgëzime, ishte largimi i Skënderbeut nga lufta për titull se bashkë me Kukësin do të rivalizonte më shumë.

Duke e parë skuadrën e Partizanit që nga fillimi e deri tani, ishte më e konsoliduara e harmonizuara, më e mira faktikisht, që krijoi diferencë, skuadër e cila vetëm me buzëqeshje e harmonizim reagonte. Nuk vë në dyshim që Partizani mund të marrë edhe pikët që mund të duhen për t’u shpallur matematikisht kampion”m tha Bici. /vipsport.al/