Beri lëmsh Shqipërinë e Kosovën, Dermaku: Nëse vjen telefonata jam gati

Kastriot Dermaku, futbollisti shqiptar i cili aktivizohet me skuadrën e Kosencës në Serinë B italiane, ka rezultuar mbrëmjen e djeshme njeriu vendimtar për të tijtë, teksa realizoi golin e vetëm të takimit përballë Specias, ndërkohë që ishte goli i parë për Dermakun në Serinë B. Kosenca këtë sezon objektivin kryesor kishte mbijetesën, megjithatë ecuria e mirë ka bërë që ekipi të pretendojë më shumë.

Dermaku ka qenë një titullar i rregullt në qendrën e mbrojtjes të skuadrës. Mbrojtësi pas ndeshjes, u shfaq i lumtur për golin, ndërsa foli edhe për Kombëtaren ku pret thirrjen nga trajneri i Shqipërisë. Dermaku më parë përfaqësonte Kosovën, teksa ishte grumbulluar me ‘Dardanët’ për ndeshjet e Ligës së Kombeve, por më pas nuk u aktivizua dhe vendosi të bashkohej me kuqezinjtë, ku është aktivizuar vetëm në një miqësore ndaj Jordanisë dhe ka qenë i grumbulluar për ndeshjen zyrtare ndaj Izraelit.

”Jam i lumtur, ishte goli im i parë në Serinë B. Nuk e prisja një sezon të tillë, asnjë ndeshje nuk ka qenë e lehtë por në fund kemi arritur t’i marrim pikët. Rreth Kombëtares e dija që do të ishte e vështirë, u afruan mbrojtës të tjerë, por nëse me vjen telefonata jam gjithnjë i gatshëm”, u shpreh Dermaku.

/Egi Çabeli-VipSport.al/