Batutat Ilda Bejleri-Sinemati: Hap dekoltenë sa hap gojën; Si disa ndeshje futbolli!

Ilda Bejleri është nga ato personazhe publike që gjithmonë hap polemika dhe lë jo pak vend për diskutime. Pak kohë më parë, kishte një debat të hapur me Mustafa Nanon i cili e kishte kritikuar për veshjet e saj në daljet publike, ndërkohë që këtë debat Ilda nuk ka ngurruar ta rikujtojë edhe njëherë në emisionin ‘Procesi Sportiv’

“Unë nuk e di pse më thonë se e hap shumë dekoltenë. Vetëm Muçi në fakt e ka pasur shumë problem. Dekoltenë e hap aq sa më lejon të hap gojën dhe jo më shumë. Është diçka më se normale. Mbaj mend që para 5 vitesh vishja një gol deri në fyt dhe më pas vazhdova ta ul pak golfin deri sa jam tani. E hap dekoltenë aq sa hap gojën”, tha Ilda Bejleri. Sakaq, nuk ka ngurruar një përgjigje nga Gëzim Sinemati i cili me kuadrin e shakasë ia kthen:

“Ilda, e di si më duket ky krahasimi që i bëre vetes me kohën kur vishje golf? Si disa ndeshje futbolli në Shqipëri. Janë disa lloje ndeshjesh që më të lehtë e ke t’i zbulosh sesa t’i mbulosh. Bëj ç’të duash, ato ndeshje nuk mbulohen”, ia ktheu Sinemati. /VipSport.al/