Barcelona i mposhti në garën për De Ligt, Juventus ‘hakmerret’ dhe kërkon mbrojtësin katalanas

Barcelona duket se e ka fituar garën me Juventusin për mbrojtësin e talentuar të Ajaksit, De Ligt. Katalanasit janë në avantazh ndaj bardhezinjve, edhe për shkakun se holandezi preferon më shumë transferimin në Barcelonë para atij në Torino. Megjithatë, Juventusi është në kërkim të një mbrojtësi.

Në organikën e bardhezinjve sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më Barxalji, i cili ka vendosur të varë këpucët në gozhdë, ndërsa kapiteni Xhorxho Kielini shpeshherë shfaq probleme fizike duke parë edhe moshën e italianit. Në këtë mënyrë, në listën e drejtorit sportiv të Zonjë së Vjetër ka përfunduar mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti. Kampioni i Botës me Francën, këtë sezon është penalizuar nga një dëmtim në menisk dhe pjesën më të madhe të sezonit të a kaluar në infermieri.

Tashmë, Umtiti ka humbur vendin në formacion dhe me ardhjen e De Ligt hapësirat do ngushtoheshin edhe më shumë për 25-vjeçarin. Ndërkohë, mbrojtësi nuk ka shumë kohë që ka rinovuar me Barçën, megjithatë në rast se bisedimet avancojnë katalanasit do t’i lejnë rrugën e lirë francezit pasi tashmë nuk konsiderohet i rëndësishëm. /Egi Çabeli-VipSport.al/