Barcelona harron Nejmar, presidenti i katalanasve Bartomeu: Dembele ka më shumë nivel se Nejmar

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu ka habitur jo pak opinionin sportiv teksa është shprehur se Dembele është një futbollist shumë më i mirë se Nejmar. Në fakt, presidenti i katalanasve nuk ka bërë gjë tjetër vecse ka mbrojtur lojtarin e klubit të tij, edhe pse Dembele në karahasim me Nejmar është ende shumë i ri.

“Kur shitëm Nejmarin e kisha të qartë se do të vazhdoja një projekt me Dembelen dhe Kutinjon. Niveli i Dembeles tashmë është më i lartë se i Nejmar. Dembele ka arritur të përshtatet plotësisht”, tha Bartomeu.

Megjithatë, ky sezon i Dembeles është karakterizuar edhe nga dëmtimet dhe problemet e shpeshta fizike të francezit, ndërkohë që në fillim të sezonit 21-vjeçari u përfshi edhe në problemet disiplinore, ndërsa vonesat në stërvitje u kthyen shqetësim për trajnerin Ernesto Valverde.

Ndërkaq, tashmë duket se Dembele e ka lënë pas atë periudhë negative dhe është kthyer të stërvitet me skuadrën pas dëmtimit të fundit dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Mançester Junajtid. Këtë sezon Dembele pavarësisht telasheve ia ka dalë të realizojë 8 gola, një shifër e ulët kur mendon që për shërbimet e tij klubi katalanas shpenzoi 105 milionë euro. /Egi Çabeli-VipSport.al/