Artan Shyti: Koliçi mori hak, festimet e ‘lekut letër’ nuk janë profesionale

Për fitoren e Flamurtarit ndaj Kukësit, akademiku Artan Shyti i ka dhënë merita portierit Enea Koliçi i cili ishte nga më të dalluarit në fushë ndaj Kukësit. I ftuar në emisionin ‘Fair Play’, Shyti u shpreh se Koliçi mori hak ndaj Kukësit.

“Kjo ishte ndeshje të shihej se ç’bënte ish-portieri që ka lënë këtë ndeshje për t’i treguar Kukësit sa ka gabuar. Kur është më i miri portieri, do të thotë se kundërshtari ka pasur mundësi për gola. Ishte pika më e fortë e Kukësit kampion. Festimet e Flamurtarit nuk janë shumë profesionale, por janë të këndshme të shihen.

Statusi i administratorit është jo real dhe kërkon që klubi të mos jetë i Bashkisë. Ai është administrator që duhet të paguhet për punën që bën, por ai bën donatorin në skuadër dhe kërkon zgjidhje. Është një lëmsh ligjor. Tha se nëse nuk ka zgjidhje, do të largohet dhe kërkohet të përcaktohet çdo gjë pasi në klubet e tjera i dimë presidentët”, tha Shyti. /VipSport.al/