Apeli lë në fuqi dënimin e Tiranës, reagojnë bardheblutë: Të tjerët i falin!

Pas ndeshjes me Laçin, të zhvilluar në “Selman Stërmasi”,  Komisioni i Disiplinës u mblodh dhe mori masa, jo vetëm për Tiranën dhe tifozët ku u godit edhe anësori Nertil Bregasi dhe u ndal takimi per pak minuta, por edhe për pjesëtarë stafi të bardhebluve. Në përfundim u arrit që klubi bardheblu të dënohet me zhvillimin e katër ndeshjeve pa tifozë.

Ndodhur në të tillë situatë, skuadra bardheblu e apeloi vendimin duke paraqitur provat se dënimi i Disiplinorit ishte i ekzagjeruar, e madje duke përdorur edhe shembuj të mëparshëm të ndodhur në Superioren tonë. Por, Komisioni i Apelit, i mbledhur sot ka lënë në fuqi vendimin e disiplinorit duke “hedhur poshtë” kërkesën e klubit të Tiranës.

Këta të fundit, pak minuta më parë kanë reaguar, madje dhe duke akuzuar se ndaj tyre vazhdon që të ketë dy standarte, ndërkohë qe klube të tjera të Superiores ja kalojnë shpesh “pa u lagur: “Ja reagimi i klubit bardheblu në faqen zyrtare: