Alegri zbulon prapaskenën me Benatia:Nga dhjetori nuk pranoi të luante

Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri ka zbuluar edhe një prapaskenë rreth largimit të mbrojtësit Mehdi Benatia në merkaton e dimrit. Për largimin e marokenit u përfol shumë ideja se kishte konflikt me Alegrin sepse nuk konsiderohej një titullar te Juventusi.

Ndërkohë, trajneri livornez tha se Benatia nuk kishte dëshirë të zbriste në fushë pasi kishte vendosur të largohej nga skuadra. “Benatia kishte kërkuar të largohej dhe nga fillimi i muajit dhjetor nuk kishte dëshirë të luante për skuadrën”, u shpreh Alegri. Ndërkaq, Benatia zgjodhi të transferohej në Katar teksa aktivizohet me skuadrën e Al-Duhail.

Shpeshherë në deklaratat e tij mbrojtësi është shprehur se preferoi transferimin për arsye familjare dhe jo prej trajnerit Alegri, i cili nuk e konsideronte një titullar të skuadrës. Megjithatë, pas largimit duket se mbrojtësi është penduar dhe së fundmi po përflitet gjithnjë e më shumë një rikthimi i tij në Serinë A, këtë herë me jo me fanellën bardhezi por te ish-ekipi, Roma.

 

/Egi Çabeli-VipSport.al/