Alegri përgatit surprizën kundër Ajaks, rriten kuotat si titullar për talentin Kin

Juventusi do të presë ditën e nesërme për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve, Ajaksin. Bardhezinjtë nuk kanë asgjë të siguruar pasi rezultati 1-1 i ndeshjes së parë i le të gjitha opsionet e mundshme.

Ndërkohë, duke patur parasysh formën fantastike të sulmuesit Moise Kin, Alegri po mendon të surprizojë dhe ta hedhë 19-vjeçarin nga minuta e parë në fushë. Në fakt, italiani do të zëvendësonte sulmuesin Mario Manxukiç, i cili golin e ka harruar prej muajsh edhe pse për ekipin kroati është i rëndësishëm në aspektin e liderit.

Megjithatë, Kin ka shënuar thuajse në çdo ndeshje që i është dhënë mundësia dhe duket se është gati për të lënë shenjën e tij në një kompeticion të një kategorie tjetër siç është Champions League. Ndërkohë sa i përket të dëmtuarëve, situata duket shqetësuese për kapitenin Xhorxho Kielini, i cili me shumë mundësi do të mbetet jashtë sfidës ndërsa optimizëm për Emre Xhan dhe Duglas Kosta. /Egi Çabeli-VipSport.al/