Afroi Milanin më shumë me Championsin, mediat italiane elozhe për Veselin

Empoli arriti të marrë një pikë mjaft të rëndësishme ndaj Atalantës, duke rritur shpresat për një vend në Serinë A edhe sezonin e ardhshëm. Nga 3 shqiptarët që ishin pjesë e dy skuadrave, vetëm Federik Veseli ishte ai që zbriti në fushë, ndërkohë që Gjimshiti dhe Berisha e ndoqën nga stoli.

Mbrojtësi kuqezi ka bërë një paraqitje mjaft të mirë duke neutralizuar shpesh herë aksionet e sulmit më të mirë të momentit në Itali. Paraqitja e tij ndaj Atalantës, është vlerësuar pozitivisht edhe nga mediat italiane, duke e konsideruar si nga më të rëndësishmit. Barazimi mes Atalantës dhe Empolit vështirëson kalimin e zikalërve në Champions, duke i bërë nder Milanit.

“Eurosport: Frederik VESELI 6 Shpesh vonë, shpesh jashtë pozicionit. Shkakton një faull të rrezikshëm ndaj Gomezit, por thyen aksionet e rrezikshme të kundërshtarit të paktën në katër raste.

pianetaempoli.it Frederik VESELI 6.5 – Performanca e tij ishte shumë e mirë, shumë i kujdesshme dhe i sigurt në zonën e tij, duke thyer shumë goditje të kundërshtarëve. Bën disa mbyllje të përpikta duke hequr, sidomos në gjysmën e dytë, kur njerëzit e Bergamos shtyjnë me këmbëngulje”, shkruhej në vlerësimet për Veselin. /Erjon Allaraj-VipSport.al/