VIDEO/ Tirana mund Laçin dhe arbitrat, hipotekon kualifikimin për në gjysmëfinale

Tirana ka arritur të fitojë me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Laçit në takimin e parë për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë nuk e kanë nisur mirë takimin duke rrezikuar në minutat e para për të pësuar edhe golin e parë. Me kalimin e minutave, Tirana ka arritur të fitojë terren duke shënuar edhe 2 gola në pjesën e parë, por të dy të anuluar për pozicion të parregullt.

Në pjesën e dytë, Tirana ka qenë më kërkuese dhe menjëherë ka shënuar Ngo golin e avantazhit pas një krosimi nga Imami. Pak minuta më vonë, Ngo ka realizuar golin e dytë dhe në fund, ka qenë Hasani ai që ka vulosur takimin duke bërë gjithçka më të lehtë për ndeshjen e kthimit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Kronika:

90+3′ Mbyllet takimi me fitoren e Tiranës, 3-0.

90+2′ Largohet Edon Hasani dhe vendin e tij e zë Goxhaj, por është radha e gjyqtarit të katërt për të bërë një gabim me tabelën elektronike që vulos gabimet e shumta.

90′ Jepen edhe 3 minuta shtesë.

84’ Lëvizje në kampin bardheblu me Kobinan që lë lojën dhe vendin e tij e zë Albi Doka.

82′ Prenga bëm dhe ndërrimin e fundit me Xhixhën që largohet dhe vendin e tij e zë Prengaj.

80’ Tirana ka një tjetër mundësi të artë për të shënuar, por është Karabeci ai i cili gabon me topin e goditur nga jashtë zone, duke e çuar shumë larg portës.

75′ Faull nga ana e Hoxhallarit që merr karton të verdhë.

72′ GOOOL Tirana! Ka realizuar Edon Hasani golin e tretë të takimit, duke thelluar rezultatin në 3-0 ku Ngo i lë një top Hasanit vetëm pak metra larg portës.

65′ GOOOL Tirana! Ka realizuar sërish Majkëll Ngo që lëviz mirë në zonë, duke dyfishuar. 

64′ Prenga bën një tjetër lëvizje dhe largon Jonuzin, duke aktivizuar Çokajn.

62′ Largohet Mane nga Laçi dhe vendin e tij e zë Shtubina.

60′ Faull nga Ngo, duke u ndëshkuar me karton të verdhë për atë ndërhyrje.

53′ GOOOL Tirana! Ka realizuar Majkëll Ngo pasi krosimit që i dha Imami nga e majta!

49’ Krosim i lartë në zonë nga këndorja për Turtullin që godet me kokë, por topin shkon jashtë. Shumë pranë golit Tirana.

46’ Nis pjesa e dytë e takimit dhe asnjë nga trajnerët nuk ka bërë ndryshime.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë.

45+1′ Spektakli i arbitrave vazhdon, anësori jep pozicion të parregull, kryesori faull.

45′ Jepet edhe një minutë shtesë.

40′ Tjetër gabim i gjyqtarit që tashmë anulon golin e Hasanit për pozicion por sërish vendim i dyshimtë.

39’ Ngo del i vetëm përballë portierit dhe jep top për Grecën që shënon por pozicioni i Ngo është konsideruar i parregullt megjithëse duket i dyshimtë.

38’ Tjetër mungesë sigurie në mbrojtjen e Tiranës që i jep mundësi Laçit të sulmojë.

37’ Tjetër gabim, nga ana e anësorit që akordon një pozicion të parregullt për Xhixhën që doli i vetëm përballë portierit Abibi.

34’ Ngo ka një mundësi të mirë dhe luan me top në hyrje të zonës, por në momentin e fundit ka shkelur topin, duke humbur mundësinë për të goditur.

29’ Hoxhallari ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Fangaj duke shkaktuar goditje dënimi.

23’ Tirana rrezikon sërish portën e Laçit me anë të Mavejes, por goditja e tij nuk ka forcë dhe shkon në duart e portierit Selmani.

21’ Kërçiku luan mirë me topin dhe kroson në zonë për Ngon, por Fangaj tregohet i saktë duke larguar me kokë.

18’ Greca në të djathtë ka mundësi të mirë për të krosuar dhe provon të fusë një top në zonë, por mbyll mbrojtësi i Laçit duke evituar rrezikun.

13’ Tirana ka arritur të marrë veten nga ai fillim jo i mirë dhe ka goditje këndi për ta, por nuk arrin të realizojnë edhe pse kishin tjetër mundësi të mirë.

12′ Mundësi e mirë për Tiranën me anë të Ngo. Kërçiku niset shpejt nga e majta dhe pason në hyrje të zonës për Kobinan i cili godet gabimisht por topi shkon te Ngo që nuk arrin të shënojë.

8′ Lojë më dominuese nga kurbinasit, të cilët po e qarkullojnë më shumë topin, duke krijuar edhe disa raste të pastra shënimi.

3’ Minuta të mira për kurbinasit që kërkojnë të gjejnë golin në minuta të para dhe ka mosmarrëveshje mes Abibit e Hoxhallarit. Ky i fundit largon në goditje këndi, por ka edhe protesta për penallti.

1’ Nis takimi i Kupës në ‘Selman Stërmasi’ mes Tiranës dhe Laçit.

Formacionet zyrtare  

Tirana: Abibi, Kërçiku, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Hasani, Karabeci, Maveje, Greca, Kobin, Ngo. Trajner: A.Mema.

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Lushkja, Najdenov, Jonuzi, Eler, Xhixha, Mane. Trajner: B.Prenga.

Arbitër: L.Alla, E.Malo, M.Qose