VIDEO/ Penalltia më qesharake në histori, mesfushori shqiptar turpërohet me ‘Panenka’

Kur të gjithë e kishin mendjen në Ligën e Kampionëve, pasi në fushë ishin disa nga skuadrat më të mira në Europë, në Championshipin anglez ka pasur të qeshura pafund dhe shkak për këto të qeshura, është bërë mesfushori Bersant Celina. Mesfushori që luan me fanellën e Suonsit, është kthyer në protagonist negativ për skuadrën e tij, e njëkohësisht në komik për tifozët.

Skuadra e tij po humbiste me rezultatin 1-0 falë një goli të shënuar në minutën e 19 të takimit, ndërkohë që pak minuta para fundit të pjesës së parë, është akorduar një penallti për Suonsin. Penalltinë e ka marrë përsipër mesfushori i Kosovës, i cili ka menduar që të shënojë një nmga golat më të bukur në karrierë, duke tentuar ‘Panenkan’.

Gjithçka ka shkuar keq, shumë keq për Celinën i cili ka rrëshqitur në momentin e fundit dhe jo vetëm që nuk ka realizuar ‘Panenka’, por nuk e ka dërguar topin as deri te porta. Ai veç sa e ka hequr nga pika e bardhë, duke humbur mundësinë e artë për të barazuar. Skuadra e tij, u mund si përfundim me rezultatin e pastër 3-0 dhe faj në këtë humbje, padyshim që ka shumë edhe Celina. /Erjon Allaraj-VipSport.al/