VIDEO MOTO GP/ Markez dominon në cirkuitin e Argjentinës, Valentino Rosi rikthehet protagonist

Në garën e sotme të MOTO GP, nuk pati shumë histori me Mark Markez që dominoi përgjatë gjithë garës. Spanjolli u nis nga vendi i parë dhe nuk e lëshoi kryesimin deri në fundin e saj duke vënë për asnjë moment në dyshim triumfin e parë për këtë sezon, ndërsa edhe këtë vit duket se Markez do të jetë pretendenti kryesor për të triumfuar në fund.

Ndërkohë rivali i tij, Doviciozo nuk ishte në ditën e tij më të mirë dhe nuk ia doli të mbante ritmin e Markez, ndërsa në fundin e garës humbi edhe vendin e dytë, teksa u parakalua nga rosi në kthesën e fundit, duke e mbyllur përfundimisht garën në vendin e 3.

Doktori, kishte disa xhiro që e kishte nën shënjestër Doviciozon dhe në kthesën e fundit vendosi ta sulmonte, duke e parakaluar me sukses. Një garë nga e cila Rosi mori maksimumin, teksa u nis nga vendi i 5, ndërkohë që u rikthye në podium pas shumë kohësh.  /Egi Çabeli VipSport.al/