VIDEO/ Liverpuli shtang Bajernin në shtëpi, kalon në çerekfinalen e Championsit

Liverpuli ka arritur të marrë një fitore të madhe në transfertë gjermane, duke mundur me rezultatin 1-3 skuadrën e Bajern Mynihut. Të besuarit e Klop, kanë bërë padyshim një nga surprizat e shumta që kjo fazë e Ligës së Kampionëve ka dhuruar, duke prerë një biletë për në çerekfinale.

Të kuqtë e kanë gjetur golin e parë që në pjesën e parë me anë të Mane, ndërkohë që Matip ka barazuar duke shënuar gabimisht në portën e tij. me fillimin e pjesës së dytë, të besuarit e Klop kanë ditur të reagojnë mjaft mirë duke shënuar golin e dytë dhe ka qenë mbrojtësi Van Dijk, ai i cili ka gjetur golin e avantazhit.

Pak minuta më vonë, Mane ka realizuar edhe golin e tretë që ka sjellë edhe qetësi në kampin anglez. Së bashku me Liverpulin, në turin tjetër të Ligës së Kampionëve janë edhe Totenhem, Mançester Siti e Mançester Junajtid. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

U luajt: 

Bajern Mynih-Liverpul 1-3
Shënues: 39’Matip (ag)/ 26’Mane, 69’Van Dijk, 84’Mane

Formacionet:

Bajerni: Nojer, Rafinja, Sule, Humels, Alaba, Tiago, Martinez, Hames Rodrigez, Gnabri, Levandovski, Riberi.
Trajner. N.Kovaç

Liverpul: Alison, Aleksandër-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Vijnaldum, Milner, Henderson, Salah, Firmino, Mane.
Trajner. J. Klop