VIDEO / Eliminimi i Interit, legjendës Bergomi i shpëton e shara “Live” për zikaltërit në TV

Eliminimi i Interit nga Liga e Europës ka lënë të pakënaqur tifozët e shumtë të skuadrës zikaltër e aq më shumë ata të cilët e kanë parë këtë klub të luajë në nivelet më të larta të futbollit europain. Një prej tyre, legjenda Xhuzepe Bergomi, ishte në koment në ndeshjen e sotme ndaj Eintraht Frankfurt për Sky Sport.

Pasi masakroi skuadrën zikaltër gjatë komentit për mënyrën tejet zhgënjyese në të cilën po luante, në fund të ndeshjes, ai shfry dufin e tij ndaj kësaj humbjeje që nxori Interin nga Europa. Ish-kapiteni i Interit, duke kujtuar se mikrofonat ishin mbyllur në momentin që kamera u fik për të kaluar në publicitet pas fundit të ndeshjes, dëgjohet teksa thotë “Che palle, che palle ragazzi”.

Videoja është bërë menjëherë virale, pasi shumë tifozë të Interit e kanë shpërndarë në rrjetet për të treguar momentin që po kalon skuadra në këtë periudhë dhe dështimin e radhës, pak ditë para derbit me Milanin. /vipsport.al/