VIDEO / Deshamp publikon listën, rivalët e Shqipërisë e nisin me Kampionë Bote e rikthime

Franca do t’i besojë grupit që i solli titullin e dytë Kampion Bote në eliminatoret e Euro 2020, duke ruajtur pjesën më të madh të lojtarëve që siguruan yllin e dytë në fanellë. Megjithatë, trajneri Didier Deshamp nuk ka hezituar që të kthejë disa emra të cilit ishin lënë jashtë grupit në të kaluarën, si pasojë e formës së mirë që po kalojnë me klubet përkatëse.

Kështu, në listën e publikuar sot për ndeshjet kundër Moldavisë dhe Islandës, skuadra e cila do të jetë edhe kundërshtare e Shqipërisë në rrugëtimin drejt Euro 2020, ka në radhët e saj emra si Marsial, Kurzaua apo Zuma, të cilët ishin lënë jashtë në ndeshjet e mëparshme të ‘gjelave”.

Franca është padyshim favorite për të fituar grupin, por Deshamp nuk do t’i lërë asgjë rastësisë ndaj nuk pritet të bëjë shumë eksperimente në rreshtimin e përfaqësueses.

LISTA

Portierë: Alfons Areola (PSG), Hugo Loris (Totenhem), Stiv Mandanda (O. Marsejë)

Mbrojtës: Lukas Dinje (Everton), Presnel Kimpembe (PSG), Lajvin Kurzaua (PSG), Benzhamin Pavard (Shtutgart), Xhibril Sidibe (Monako), Samuel Umtiti (Barcelona), Rafael Varane (Real Madrid), Kurt Zuma (Everton)

Mesfushorë: N’Golo Kante (Çelsi), Bleis Matuidi (Juventus), Tangui Ndombele (O. Lion), Pol Pogba (Mançester Junajtid), Musa Sisoko (Totenhem)

Sulmues: Kingslei Coman (Bajern Mynih), Nabil Fekir (O. Lion), Olivie Zhiru (Çelsi), Antuan Grizman (Atletiko Madrid), Antoni Marsial (Mançester Junajtid), Kilian Mbape (PSG), Florian Tove (O. Marsejë)