VIDEO/ Barcelona nuk e diskuton kualifikimin, shkatërron Lionin dhe kalon në çerekfinale

Ashtu siç pritej, Barcelona ka arritur të kalojë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, duke fituar me goleadë përballë francezëve të Olimpik Lionit. Të besuarit e Ernesto Valverdes, kanë mundur të shënojnë plot 5 gola, në fitoren që skuadra e tyre arriti të merrte me shifrat 5-1.

Leo Mesi ka qenë padyshim njeriu i mbrëmjes me dy gola të shënuar dhe dy asiste të dhëna për shokët e skuadrës. Në minutën e 18, ai ka kthyer në gol një penallti ndërkohë që në minutën e 31, ka realizuar Kutinjo duke dhënë idenë e një fitoreje të lehtë për katalanasit.

Gjërat kanë ndryshuar në pjesën e dytë, pasi Tusart ka shënuar golin e parë duke rihapur takimin, gol ky që ka rikthyer shpresën te Lioni për 20 minuta, pasi në të 78 ka shënuar sërish Mesi. Vetëm 3 minuta i kanë mjaftuar Pikes për të shënuar ndërkohë që edhe Dembele ka pasur mundësi të lërë gjurmë në këtë takim. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

LIVE

Barcelona-Lion 5-1
Shënues: 18′(p), 78′ Mesi, 31’Kutinjo, 81’Pike, 86’Dembele/ 58’Tuskart

Formacionet:

Barcelona: Ter Stegen, Jordi Alba, Lenglet, Pike, Roberto, Rakitiç, Buskets, Artur, Kutinjo, Suarez, Mesi.
Trajner. E. Valverde

Lion: Lopes, Dubois, Denaier, Marselo, Mendi, Ndombele, Tusart, Marçal, Fekir, Dembele, Dipei.
Trajner. B. Genesio