Vazhdojnë “qokat” e Bushit, fton në Kombëtare futbollistë pa minuta nga liga inferiore

Kombëtarja e moshave U21 do të nisë pas 10 ditësh fushatën e kualifikueseve të Europianit, tekniku Alban Bushi pritet së shpejti të zyrtarizojë listën për dy ndeshjet me Turqinë dhe Andorrën.  Trajneri 45-vjeçar pati thënë se në këto eliminatore do të grumbullonte lojtarë të datëlindjes 2000, një mënyrë për të rinovuar grupin e futbollistëve dhe për të afruar apo evidentuar talente të rinj në ekip.

Megjithatë, mesa duket kjo nuk e penguar Bushin që të thërrasë për këto dy ndeshje, Leonardo Malokun, i cili aktivizohet te skuadra e Serisë C italiane, Fermana, teksa është në huazim nga skuadra e Peskarës.

Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar se Maloku ka marrë ftesën nga U21, por, futbollisti këtë sezon thuajse nuk është aktivizuar fare, ndërkohë që bie ndesh edhe me parimin e teknikut për të rinovuar grupin e futbollistëve pasi mbrojtësi është i datëlindjes 1998. Edhe pse 21 vjeç, Maloku, dhe e ka vitin e fundit me U21, sërish lojtari ka marrë ftesën e Bushit, që duket se ka ardhur më shumë në formën e qokës.