Trajneri i Zvicrës e konfirmon, Xhaka nuk është kapiteni i përfaqësueses

Kthimi i Stefan Lihtshtajner në radhët e përfaqësueses së Zvicrës ka kthyer përsëri diskutimet mbi atë që duhej të mbante shiritin e kapitenit në radhët e saj. Edhe pse Granit Xhaka është munduar në të gjitha mënyrat që të hedhë një kandidaturë të fortë për të zbritur me shiritin në krah në ndeshjet zyrtare, duke kënduar edhe himnin zviceran, ai mbetet gjithmonë zgjedhje e dytë.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Vladimir Petkoviç, i cili në ditën e parë të grumbullimit për eliminatoret e Europianit saktësoi se kush ishte kapiten i parë në ekip dhe lider i skuadrës.

”Stefan Lihtshtajner është këtu pasi unë desha 23 më të mirët në ekip. Ai luajti ndaj Anglisë në vitin e klaluar dhe u dëmtua, të rinjtë që thirra për ta zëvendësuar shfrytëzuan rastin e tyre. Por mungesa e tij më parë nuk ishte një vendim përfundimtar, nuk ishte as për të tjerët. Të njëjtat ide kam edhe në qershor apo shtator këtë vit. Unë jam i lumtur nëse kam 30 lojtarë të mirë, edhe pse pastaj 7 mbeten të pakënaqur. Për ne, Stefan Lihtshtajner ka qenë gjithmonë kapiteni ynë”, tha Petkoviç.

Kësisoj, Xhaka do të duhet të kënaqet me faktin që është kapiten i dytë dhe do të mbajë shiritin kur mungon mbrojtësi, ndërsa pas tij, ai i kalon Xherdan Shaqirit. /vipsport.al/