Totenhem vendos nën shenjestër mesfushorin e Interit, gati 30 milionë euro

Skuadra e Totenhemit duket se do të vendosë më  në fund ndërhyjë për të përforcuar skuadrën. Spërsat nuk kompletuan asnjë transferim në merkaton verore dhe atë të janarit, me trajnerin Mauricio Poçetino që i besoi të njëjtit grup lojtarësh. Në fakt, tekniku argjentinas e ka në filozofinë e tij të mos shpenzojë shuma marramendëse si skuadrat e tjera në Premier League, por mundohet të marrë maksimumin nga buxheti i klubit.

Megjithatë, duket se në verë, spërsat do të provojnë të transferojnë në “White Hart Lane”, mesfushorin e Interit, Matias Vesino. Uruguajani duket se është i preferuari i Poçetinos, ndërkohë që për nga karakteristikat e lojës, uruguaiani nuk do ta kishte të vështirë të përshtatej me futbollin fizik që aplikohet në Angli.

Për shërbimet e Vesinos, drejtuesit e Totenhem janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 30 milionë euro për të bindur klubin e Interit. Sakaq, mbetet për t’u parë nëse shifrat kënaqin drejtuesit zikaltër, teksa duhet sqaruar dhe dëshira e vetë mesfushorit.  /Egi Çabeli-VipSport.al/