Tifozët e Milan karikojnë Piotek para derbit, sulmuesi premton gol

Milani duket se ka gjetur formulën drejt suksesit. Kuqezinjtë pas shumë sulmuesve në provë, të cilët në shumicën e rasteve nuk arritën të lenin shenjë, duket të kenë gjetur “vrasësin” e duhur para portës kundërshtare.

Sigurisht që bëhet fjalë për transferimin më të fundiit të janarit, Kristof Piotek, i cili jo vetëm ka përmbushur pritshmëritë e ambientit kuqezi por dhe i ka tejkaluar ato. Polaku është kthyer në idhull për tifozerinë e “Djallit”, të cilët nuk nguruan ta shprehnin gjithë vlerësimin për sulmuesin e tyre pak ditë para derbit të madoninës.

Piotek ishte i pranishëm në dyqanin Adidas, ku u krijua një fanellë e veçantë për të, por rradha e fansave për të arritur të merrnin një autograf nga 23-vjeçari, apo për të shkrepur një fotografi me idhullin e ri u kthye në një lajm më vete. Një vlerësim për Piotek, i cili është ndjerë i surprizuar dhe shpreson t’iu kthejë reston tifozëve me një gol me peshë në derbin e Madoninës ndaj Interit në fundjavë. /Egi Çabeli-VipSport.al/