Talenti i Shtutgart, ftesë nga Gynesh për Shqipërinë: E mësova nga mediat!

Senjol Gynesh ka bërë ndryshime të mëdha në listën e përfaqësueses turke në krahasim me periudhën e Mirçea Luçeskut, duke kthyer në ekip shumë “veteranë”, por edhe duke afruar emra të rinj të cilët mund të debutojnë në ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Moldavisë. Një prej tyre është edhe  talenti Ozan Kabak, i cili ndonëse 18 vjeçar u transferua për 11 milionë euro nga Gallatasaraj te Shtutgart dhe brenda një kohe të shkurtër u bë një emër i njohur në Gjermani dhe në panoramën ndërkombëtare.

Djaloshi ka bindur menjëherë klubin gjerman ku po fiton hapësira dhe kaq ka mjaftuar që edhe Gynesh të hedhë sytë nga ai. “Kjo më bën shumë krenar, jam ku dëshiroja të isha dhe uroj që të vesh me sukses këtë fanellë për shumë vite”, tha sot Kabak para mediave.

Ai e dinte që Gynesh dhe stafi i tij po e monitoronin, por e pranoi e nuk shpresonte të merrte kaq shpejt ftesë nga përfaqësuesja. “Po, e dija që do më vëzhgonin. Megjithatë, faktin që isha ftuar, e mësova vetëm nga mediat”, pranoi ai. “Tani kemi para Shqipërinë dhe Moldavinë, duam që t’i mbyllim të dyja me nga tre pikë të siguruara dhe të kemi një pozicion të rëndësishëm në grup. Ajo për të cilën po përqendrohemi tani është vetëm të sigurojmë dy fitore në këto ndeshje”, u shpreh talenti i rij i futbollit turk. /vipsport.al/