Spaleti i qartë: Nuk mendojmë për derbin, ja si do ta zgjidhim situatën në sulm!

Trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, ka folur për “Sky Sport” pas konferencës për shtyp në prag të ndeshjes me Eintraht Frankfurt në Ligën e Europës.

“Duhet të jetë të frymëzuar në fushë dhe të bëjmë maksimumin, duke shtrënguar dhëmbët. Nëse japim gjithçka, do ta fitojmë ndeshjen, nuk janë justifikim mungesat. Ata që do të luajnë, duhet të luajnë një futboll që do të na çojë te fitorja. Ndeshja do të jetë e njëjtë me atë që luajtëm në Gjermani dhe ne duhet të përsërisim pjesën e parë, të komandojmë lojën.

Në pjesën e dytë të ndeshjes së parë gabuam dhe vuajtëm në lojë. Politano dhe Kandreva mund të alternohen si rolin e sulmuesit. Mateo di t’i zgjidhë situatat në zona të ngushta dhe di të lëvizë midis mbrojtësve. Të dielën shënoi një gol të shkëlqyer: kontroll topi dhe gjuajtje në një hapësirë të ngushtë. E njeh atë rol, te Sasuolo ka luajtur bashkë me Berardin në sulm. Nuk mendojmë për derbin me Milanin, por për ndeshjen me Eintrahtin”, – ka theksuar trajneri i Interit, Spaleti. / Vipsport.al