Sinemati: FSHF nuk e lufton dhunën, nuk do Kamzën dhe e shfaq kur të dojë

Gëzim Sinemati e ka konsideruar dhunën e shfaqur në ndeshjen mes Kamzës dhe Laçit si një incident që nuk luftohet nga FSHF-ja por shfaqet kur FSHF do. Ai shton se Federata nuk e lufton këtë fenomen në stadium duke thënë për ‘Procesin Sportiv’ se FSHF nuk do Kamzën.

“Shqipëria kur u mund nga Serbia u tha se na dëmtoi policia ndërkohë që sot thuhet prapë se policia e ka fajin. FSHF nuk e lufton dhunën por e menaxhon. Kur do e bën publike dhe kur do e fsheh. Sot që e hapëm emisionin me dhunën, i bëmë nder FSHF-së sepse ajo këtë do. FSHF nuk e do Kamzën apo siç nuk e do edhe Ballshin.

Derbi? Derbin e kemi zmadhuar ne, por Partizani që pretendohet të jetë skuadra më e mirë, nuk e kuptoj pse luan kështu. Duket sikur ka fituar 7 trofe rresht. Në Laç nuk goditi asnjëherë portën ndërsa në derbi shumë dobët. E vetmja gjë e sigurt në derbi, është koreografia”, tha Sinemati.  /Erjon Allaraj-VipSport.al/