Shyti: Duket si alibi që t’ia veshim Panuçit një thes me probleme që ka futbolli shqiptar

Akademiku Artan Shyti e sheh çështjen e Panuçit pak më gjerë se thjesht shkarkimin e një trajneri që nuk bëri mirë në drejtimin e përfaqësueses shqiptare. Në “Fair Play’ ai argumentoi se kjo ka filluar të marrë pamjen e një alibie për dështimin e sistemit futbollistik shqiptar.

“Uroj që të jetë shkaku i dështimit Panuçi. Në historinë e trajnerëve shqiptarë në të gjitha sportet e evolucionet, nuk kam parë asnjëherë trajner që të kontestohet në këtë mënyrë. Më duket e papranueshme që i gjithë stadiumi të shajë në gjuhën e tij trajnerin e ekipit shqiptare. Unë besoj se gjyqet publike janë pjesë e të kaluarës. Mos harrojmë se gjithsesi ishte personi që drejtonte dhe përfaqësonte ekipin shqiptar.

Ai është trajneri më i keqgjykuar, më i përfolur. Shyqyr që iku, shpëtuam, ishalla ishte ky sebepi e shkaku i të keqes, ishalla nuk kemi më alibi. Mua më duket se kjo ishte e gjitha që t’ia veshim Panuçit një thes me probleme që ka futbolli shqiptar, shyqyr që u gjet Panuçi për t’ia veshur atij. Panuçi ishte përfaqësues i zgjedhur e i konfirmuar nga federata dhe marrëdhëniet e tij janë ekskluziviteti i atyre që e kanë zgjedhur, unë uroj që të mos përsëritet më”, tha Shyti. /vipsport.al/