Shehu: Pregja ka konflikt interesi skandaloz, përse nuk tregon pse u përjashtua gjyqtari

Bujar Pregja ka një konflikt të hapur mes dy funksioneve që ka si drejtues kolegjiumi dhe drejtuesi i Komisionit të vlerësimit të gjyqtarëve. Fation Shehu, botues i Vip Sport,  tregoi në “Rubrika Sportive” se si ekzistonte një situatë absurde rreth ish-gjyqtarit që tani mban pozita drejtuese.

“Pregja është kryetar i Komisionit të vlerësimit dhe njëkohësisht është edhe kryetar i Kolegjiumit të Tiranës. Tani imagjinoni Naim Qarrin juridikisht të jetë edhe president i klubit edhe kryetar i Komisionit të Disiplinës. Çfarë skandali dhe konflikt interesi është ky, se çfarë vendimi do të merrte Naim Qarri për vetën a futbollistët e vet duke qenë edhe president i Klubit edhe kryetar komisioni. Tani Pregja ka një konflikt se është kryetar kolegjiumi edhe në komision vlerësimi, edhe delegat ndeshje.

Pra këta arbitra janë si organizata me kupolë dhe me një mungesë çarje mes tyre por me një konflikt të paparë interesi dhe një keqmenaxhim të paparë. Këta arbitra të pandëshkuar pikërisht në pozicionin e Pregjës, ndëshkohen me një javë, me dy. Pamë ngjarjen e Laçit që ndikoi fatin e ndeshjes, Kola arbitroi ndërsa anësori jo, se komisioni vendosi ky bëri mirë e ky keq. Pasojat e kësaj janë inekzistente. Këta që në momentin që u cenohet integriteti, kanë potencialin për të bojkotuar e vrarë futbollin, jo vetëm nëpërmjet 90 minutave. Po flas juridikisht, po t’u hysh gjen skandale më të mëdha.

Po flas juridikisht, imagjino ti hysh asaj që thotë Shkëlqim Muça që këta paguhen nga presidentët, këta influencojnë fatin e ndeshjes. Me këtë bojkot unë kërkoj që prokuroria të kthejë vëmendjen nga kjo situatë”, tha ai.

Ndërkohë, pasi Pregja deklaroi në studio se kishin përjashtuar gjyqtarë, Shehu kërkoi të dinte pse ishte përjashtuar gjyqtari apo gjyqtarët në fjalë. “Kush është arbitri i përjashtuar, pse është sekret? Na e thuaj një që nuk e di publiku. Arsyeja e një prej tyre mund të këtë qenë për korrupsion, më lind dyshimi i arsyeshëm. Nëse nuk është e vërtetë, të më thotë që nuk është e vërtetë se ky arbitër është përjashtuar për gabime teknike, Nuk e di dhe jam kurioz ta di nëse një arbitër mund të përjashtohet për gabimet teknike. Nëse nuk ndodh kjo, është për korrupsion. Është për të mirën e detyrës të thuhet se cili është arbitri i përjashtuar dhe për cilën arsye”, tha ai, një pyetje e cila nuk mori përgjigje nga Pregja, i cili refuzoi ta bënte një gjë të tillë. /vipsport.al/