Rekordmeni i portës këshillon Strakoshën: Nuk do të të presin gjithmonë!

Thomas Strakosha ka përjetuar një sezon me shumë luhatje dhe është vënë në qendër të kritikave ndoshta të pamerituara duke llogaritur kontributin që ka dhënë këto vite te skuadra e Lacios. Edhe një legjendë e portës italiane si Marko Balota, mendon se këto luhatje janë të pranueshme, por nuk duhet të vazhdojnë më me kalimi e viteve.

“Ky vit ishte pak a shumë kështu për të gjithë. Ai në vitin e kaluar është paraqitur shumë mirë, këtë vit nuk u konfirmua si portier i nivelit të lartë pasi ka pasur shumë ulje-ngritje”, u shpreh Balota, i cili në karrierën e tij ka luajtur me skuadra si Inter, Parma e Lacio, ndërsa mban rekordin në Ligën e Kampioneve si futbollisti më i moshuar që ka luajtur në këtë turne.

“Në derbi dhe kundër Fiorentinës është kthyer vendimtar duke treguar të gjithë vlerën që ka. Mendoj se gabimet e tij ishin të diktuara nga mungesa e përqendrimit pasi e shoh si një portier shumë të vlefshëm, përveçse shumë të ri. Ai duhet të qëndrojë i përqendruar pasi është e vërtete që është i ri, por jo gjithmonë të presin”, këshilloi ai. /vipsport.al/