Probleme para shortit për Mançester Junajtid, Siti largon “Djajtë e Kuq” nga Old Trafford

Ditën e nesërme në orën 12 është caktuar të hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, në mënyrë për të paracaktuar çiftet çerekfinaliste të këtij edicioni. Mirëpo, para shortit duket se Mançester Junajtid e ka fatin të lidhur me skuadrën tjetër të qytetit, Sitin. “Djajtë e Kuq”, nuk mund të luajnë në shtëpi në rast se edhe Mançester Siti përcaktohet nga shorti që takimin e parë ta luajë në “Etihad Stadium”, sepse ky është nja vendim i marrë nga autoritetet lokale të qytetit.

Në këtë mënyrë UEFA ka konfirmuar se në rast dy skuadrat shortohen si ekipe pritëse atëherë, Junajtid do të jetë i detyruar ta ndryshojë dhe të luajë ndeshjen e parë jashtë fushës, pasi në sezonin e kaluar në kampionat është renditur më poshtë se Mançester Siti.

Një problem jo i vogël për Junajtid, duke ditur rëndësinë e fushës në kompeticionin e Champions League, megjithatë skuadra e Solskjaer tregoi në fazën e 1/8 teksa eliminoi Parisin se mund t’ia dalë edhe larg shtëpisë. /Egi Çabeli-VipSport.al/