Prapaskena me Gereth Bejl, sezonin e kaluar do të ishte kthyer në Angli

Gereth Bejl, një nga lojtarët më të mirë në botë, nuk po kalon ditë të lumtura te Real Madrid. Sulmuesi uellsian nuk është titullar në formacionin e Europës dhe duket se largimi nga “Bernabeu” është afër.

Por Bejl mund të ishte larguar nga Spanja që sezonin e kaluar. Sipas spanjolles “AS”, trajneri i Totenhemit, Mauricio Poketino, ka dashur ta marrë huazim futbollistin nga Uellsi sezonin që shkoi.

Por drejtuesit e Totenhemit në atë moment u stepën nga kërkesat e lojtarit, i cili kërkonte rreth 12 milionë euro. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që klubi anglez të tentojë sërish ëpr të kthyer në ekip Gereth Bejl, duke qenë se ai është i pakënaqur në Madrid dhe po mendon largimin. / Vipsport.al