sex hikayeleri porno izle kartal escort

Plaku: Dënim ekstrem, FSHF duhet të mendonte për stafin dhe lojtarët që i la në rrugë!

Ishin përgatitur që të stërviteshin dhe të mendonin për ndeshjen e radhës në transfertë me Luftëtarin. Por duket se lajmi që skuadra është përjashtuar ka rënë si “bombë” për stafin dhe lojtarët e skuadrës së Kamzës.

Në një prononcim që ka dhënë sapo është marrë vendimi, Sebino Plaku, i cili është kapiteni por ka bërë edhe zv. trajnerin në Kamzë, i shokuar ka pohuar: “Normalisht ishim përgatitur për të vazhduar garën dhe për stërvitje. Na ra shumë rëndë kur morëm vesh lajmin. Jemi shumë të rënduar momentalisht sepse bëhet fjalë edhe për të ardhmen tonë”.

“Ndër të tjera, Sebino Plaku ka theksuar se dënimi nuk duhet të ishte i atillë, pasi bëhet fjalë për karrierën e lojtarëve dhe skuadrën në tërësi. “Dënimi është ekstrem sa i përket skuadrës. Në qoftë se do të jetë për ngjarjen dhe individët mbase do ishte ndryshe, por ky dënim në këtë mënyrë është shumë shumë i rëndë. Është ekip futbolli”, – tha Plaku në fund të prononcimit.

E.S./Vipsport.al/