Përjashtimi i Kamzës nga Komisioni i Disiplinës, “buzëqesh” dhe i afrohet trofeut… Skënderbeu

Komisioni i Disiplinës ka dhënë sot një dënim ekstrem për Kamzën, duke e përjashtuar nga çdo kompeticion dhe sezonin tjetër do ta nisë nga Kategoria e Dytë. Për pasojë, të gjitha skuadrat të cilat ende nuk kanë luajtur me Kamzën këtë sezon, do të marrin fitore në tavolinë me rezultatin 3-0 si edhe sezonin e ardhshëm, Kamza do të luajë nga Kategoria e Dytë.

Në këtë mënyrë, direkt përfiton edhe Skënderbeu që në Kupën e Shqipërisë, përballë kishte pikërisht Kamzën në çerekfinalen e Kupës. Skënderbeu është kualifikuar automatikisht për në gjymsëfinale të Kupës, duke qenë se nuk është e nevojshme të luajë përballë Kamzës, që deri në fillim të sezonit të ri nuk do të zbresë më në fushë.

Sakaq, të gjitha skuadrat të cilat më parë kanë lënë pikë ndaj Kamzës, nuk do të kenë mundësi që t’i rikuperojnë në tavolinë për shkak se është luajtur më shumë se 50% e kampionatit dhe rikthimi i pikëve te skuadrat do të ndikonte në garë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/