Partizani kthen tifozët në stadium: Mbështetje masive me Teutën, kemi nevojë për lojtarin e 12-të!

Stadiumi “Selman Stërmasi” nuk do të jetë bosh ditën e diel, kur Partizani do të presë Teutën. Klubi i kuq ka vendosur ta shlyejë me pagesë pjesën e mbetur nga dënimi i Komisionit të Disiplinës, duke u bërë një dhuratë tifozëve të kuq. Vendimi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit.

Skuadra ka nevojë për mbështetje në këtë moment delikat të kampionatit dhe drejtuesit e klubit kryeqytetas nuk janë kursyer. Pas humbjes me Luftëtarin në Kupën e Shqipërisë, Partizani duhet të reagojë në kampionat, ky synon të fitojë titullin kampion.

Ja çfarë shkruan klub i kuq në njoftimin e sotëm:

Datë 17 Mars ora 17:00, stadiumi “Selman Stërmasi”

Klubi njofton se ka vendosur të shlyejë financiarisht gjysmën e dënimit të dhënë nga komisioni i disiplinës dhe të rikthejë publikun në stadium për takimin e ditës së diel ndaj Teutës. Skuadra ka nevojë për lojtarin e 12-të, të dhurojmë mbështetje masive, atmosferë festive, si e ka traditë vetëm familja e Kuqe. / Vipsport.al