Panuçi shpall listën / Kthehet garda e vjetër dhe Abazaj, mungojnë lojtarët që shkëlqejnë me klubet!

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë sot publike listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet ndaj Turqisë dhe Andorrës, takimet e para zyrtare të kuqezinjve për eliminatoret e Euro 2020.

Ajo që bie në sy nga lista e publikuar sot është mungesa e emrave si Lenjani, Ndoj, Manaj e Bare, të katër futbollistë të cilët po luajnë rregullisht me ekipet përkatëse dhe kanë qenë në formë shumë të mirë gjatë kësaj periudhe. Nuk ka ftesë as për Gurin, por ndërkohë është kthyer Kristal Abazaj, i cili po luan rregullisht në kampionatin kroat.

Ndërkohë, kthehen edhe emrat e vjetër si Abrashi e Sadiku, të cilët kanë munguar për dëmtim, apo edhe Aliji meqë ishte pa ekip. Ndërsa rishfaqet pas shumë kohësh Kristi Qose, i cili pat debutuar me fanellën kuqezi nën drejtimin e De Biazit. /vipsport.al/


Portierë:
Etrit Berisha
Alban Hoxha
Thomas Strakosha

Mbrojtës:
Arlind Ajeti
Ivan Balliu
Naser Aliji
Egzon Binaku
Berat Gjimshiti
Elseid Hysaj
Ardian Ismajli
Enea Mihaj
Frederik Veseli

Mesfushorë:
Amir Abrashi
Taulant Xhaka
Migjen Basha
Ergys Kaçe
Ledian Memushaj
Andi Lila
Kristi Qose

Sulmues:
Kristal Abazaj
Bekim Balaj
Eros Grezda
Armando Sadiku
Myrto Uzuni