Panuçi nuk e grumbulloi, zbulohet arsyeja se pse mungon Ndoji

22-vjeçari, Emanuele Ndoji, i cili ka spikatur në këtë sezon duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Breshias në Serinë B , ka pësuar një dëmtim në një prej seancave stërvitore të skuadrës italiane ditët e fundit. Me sa duket, ky lëndim do ta mbajë jashtë fushave të futbollit lojtarin i cili humbet kështu dy sfidat ndaj Turqisë dhe Andorrës.

Kjo duket se është arsyeja kryesore se përse mesfushori i talentuar i Breshias, Emanuele Ndoj nuk është  grumbulluar nga trajneri i kombëtares shqiptare Kristian Panuçi për sfidat e muajit mars ndaj Turqisë dhe Andorrës.

Natyrisht që duket parë edhe formën e tij mjaft të mirë këtë sezon, mos thirrja e tij bëri jo pak përshtypje, por duket se dëmtimi i tij, i ka kushtuar shumë, sidomos për dy sfidat e radhës të kuqezinjve.

E.S./Vipsport.al/