Pa skuadër por me stadium, kryebashkiaku i Kamzës tregon “jetën” e re në klub

Në Kamzë kanë mbetur pa skuadër dhe ende nuk e besojnë që nuk marrin pjesë në kampionat. Por, është vetë kryebashkiaku, Xhelal Mziu, ai i cili tregon punën që vijon të bëhet në impiantin ku luhen ndeshjet zyrtare.

Madje, Mziu, vlerëson impiantin si një ndër më të mirët në vend, ndonëse sipas tij skuadra është përjashtuar padrejtësisht nga Superliga, një vendim i Komisionit të Disiplinës pas sfidës me Laçin, ku në fund u futën zyrtarë të klubit vendas në fushë dhe u godit gjyqtari.

Ndonëse stadiumi është në kushte mjaft të mira, lojtarët dhe stafi janë shpërndarë, ndërsa përgatiten në mënyrë individuale në preparator atletik privat, apo në palestra të ndryshme të kryeqytetit.

E.S./Vipsport.al/